Kronikë

Shkelje të rënda në Hipotekën e Beratit, KLSH kallëzon në Prokurori punonjës dhe ish-drejtues të institucionit

13 Dhjetor 2019, 22:33| Përditesimi: 13 Dhjetor 2019, 22:37

  • Share

BERAT- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Berat, disa punonjës të Hipotekës mes tyre edhe ish/drejtues, në këtë qytet. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se punonjësit e Hipotekës në Berat të cilët janë kallëzuar nga KLSH, akuzohen për shkelje të rënda gjatë detyrës që ata ushtronin.

KLSH shkeljet e këtyre punonjësve i ka konstatuar gjatë një hetimi të bërë disa muaj më parë, ndërsa të kallëzuarit  akuzohen për “shpërdorim detyre".  Kontrolli i KLSH-së është kryer në periudhën kur Hipoteka ka qenë e ndarë nga Aluizni. Ndërkohë KLSH ka dërguar dosjen me shkeljet që janë konstatuar për ish/drejtues e punonjës të hipotekës së Beratit.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të prokurorisë , ku disa ditë më parë KLSH ka kallëzuar në këtë institucion fillimin e hetimit për punonjësit që kanë kryer shkelje të rënda. Ende nuk dihen identiteti i punonjësve që KLSH ka konstatuar shkelje në ushtrimin e detyrës së tyre pranë Hipotekës Berat.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?