TIRANË- Pezullim nga detyra, masa sigurie detyrim paraqitje dhe marrje i pandehur. Tre lajme i kishte rezervuar Prokuroria e Posaçme këtë të hënë kreut të prokurorimit publik Jonaid Myzyri, i cili u mbajt për rreth 50 minuta bashkë me avokatin në ambientet e SPAK.
Vendimi për masat sigurisë u mor nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK, pasi Myzyri akuzohet për abuzim në një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro. Vetë Prokuroria e Posaccme ka njoftuar se bëhet fjalë për një tender të shtatorit 2020, për mirëmbajtjen e segmentit rrugor rreth 59 kiilometra, Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit.
Tenderi është zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar më 18 shtator të vitit 2020, proces gjatë të cilit Prokuroria e Posaçme ka gjetur shkelje të mëdha ligjore, të cilat Komisioni i Prokurimit Publik me kryetar Jonaid Myzyri i ka shpërfillur.
SPAK thotë se ky Komision, në kundërshtim me ligjin ka favorizuar bashkimin e kompanive AEK MUNELLA dhe DRINI-1, të cilat e kanë fituar tenderin 2.2 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara. Në këtë proces ka pasur ankesa nga operatorë të tjerë, si “KTHELLA”, i cili është skualifikuar nga KPP me arsyetimin se oferta me vlerë më të ulët që kishte paraqitur ishte anormale. Në vendimin për skualifikim, thuhet se autoriteti kontraktor duhej ta refuzonte këtë operator për shkak të “riskut të lartë për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore”.
Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt,janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim. Ndërsa tre personat e tjerë, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, akuzohen si të dyshuar për falsifikim dokumentesh.. Kaza rezulton ish-administrator i AEK Munella, ndërsa Mehdi Lala i kompanisë Mela dhe Ndoc Kulla i kompanisë Jubica.
"Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit penal 175/1 i vitit 2022*, me vendimin nr.61, datë 30.06.2025, ka caktuar masën e sigurisë ndaj shtetasit, J. M., i cili mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, të cilit i është komunikuar akuza.
Masa e vendosur përfshin“Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues,“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dërguar për ekzekutim vendimin, nr.61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.
Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.
Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.
Për këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur: J.M., V.Zh., L.S., M.Z., E.B., V.H., G.A., dhe A.H., të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit; M.L., N.K., dhe A.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal", njoftoi SPAK.
Dosja e kreut të komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyraj, po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj, ndërkohë janë në verifikim 90 procedura të tjera tenderimi që nga viti 2019. Jonaid Myzyri u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament. Në janar 2025, Parlamenti shpalli thirrjen për garën e re për kryetar të KPP-së, kur po afrohej fundi i mandatit të Myzyrit. Në garën e re aplikuan tre kandidatë, ndërsa emri i Jonaid Myzyri iu dërgua parlamentit së bashku me Kreshnik Tërnovën si kandidatët për një mandat tjetër 5-vjeçar në krye të Komisionit të Prokurorimit Publik.
Vilma Zhupaj
Lindita Skeja
Merita Zeqaj
Enkelejda Bega
Vladimir Hodaj
Marjana Hasani
Mehdi Lala
Ardian Kaza
Ndoc Kulla
Gerald Adhiaj
Komente

Sa për të qeshur këta të SPAK skanë bythë të meren me krye hajdutin e vrasësin Sali non grata dhe meren me milingona...
Përgjigjuxhuxhmaxhuxh i qelbur, ne burg sapunin do hash
PërgjigjuImagjino me qen 2 metra iky do kishte ber namin
Po nuk u ndalun ndertimet kullat me firma fantazma dhe te ķapen kurvat e zingarit kurr sdo bohet ai vend duhet te hapen hapsirat publike
PërgjigjuVazhdoni boni kulla me firma piramidale ju shkerdhefsha robt gja bo boni drejtsin ju
PërgjigjuO Myzyr të zuri mynzyra...
Përgjigju