TIRANË- SPAK merr të pandehur 11 persona për shkeljet me tenderin me vlerë 2.2 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”. Mes të pandehurve është kreu i KPP, Jonaid Myzyri ndaj të cilit rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tenderë, ndërkohë që sot iu komunikua akuza.
Po ashtu me kërkesë të SPAK, GJKKO ka caktuar ndaj Myzyrit masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, ndërkohë që është pezulluar edhe nga detyra. Ashtu si edhe në herët e tjera Jonaid Myzyri edhe këtë radhë nuk ka preferuar të flasë për mediat nga ambientet e SPAK.
Tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve Rajoni Verior - Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga "Rreshen (U.Fanit)- Shpal, Shpal- Q.Bene- K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit" është zhvilluar më datë 18 korrik 2020, me autoritet kontraktor ARRSH-në, ndërsa fitues janë shpallur bashkimi i operatorëve ekonomik “AEK MUNELLA - DRINI-1”.
Në një njoftim zyrtar, organi i akuzës informoi se shqyrtimi i procedurës nga ana e ARRSH ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë. SPAK thotë se ky Komision, në kundërshtim me ligjin ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik, AEK MUNELLA - DRINI-1, ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.
Në këtë proces ka pasur ankesa nga operatorë të tjerë, si “KTHELLA”, i cili është skualifikuar nga KPP me arsyetimin se kishte paraqitur një ofertë "anomalisht të ulët". Në vendimin për skualifikim, thuhet se autoriteti kontraktor duhej ta refuzonte këtë operator për shkak të “riskut të lartë për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore”.
Për këtë procedurë prokurimi janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të dyshuar po për të njëjtën vepër penale si Myzyri, shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim. Ndërsa tre personat e tjerë, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, akuzohen si të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve". Njëri prej tyre, Ardian Kaza rezulton ish-administrator i AEK MUNELLA.
"Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit penal 175/1 i vitit 2022*, me vendimin nr.61, datë 30.06.2025, ka caktuar masën e sigurisë ndaj shtetasit, J. M., i cili mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, të cilit i është komunikuar akuza.
Masa e vendosur përfshin“Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues,“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dërguar për ekzekutim vendimin, nr.61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.
Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.
Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.
Për këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur: J.M., V.Zh., L.S., M.Z., E.B., V.H., G.A., dhe A.H., të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit; M.L., N.K., dhe A.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal", njoftoi SPAK.
Dosja e kreut të komisionit të Prokurimit Publik po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj, ndërsa hetimet po vijojnë pasi ka dyshime nga ana e Myzirit edhe në tenderë të tjerë. Jonaid Myzyri u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament. Me marrjen zyrtarisht të pandehur nga Prokuroria e Posaçme, Jonaid Myzyri i digjet mundësia për një mandat të dytë në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike.
Vilma Zhupaj
Lindita Skeja
Merita Zeqaj
Enkelejda Bega
Vladimir Hodaj
Marjana Hasani
Mehdi Lala
Ardian Kaza
Ndoc Kulla
Gerald Adhiaj
Lajm ne perditesim...
Komente

xhuxhmaxhuxh i qelbur, ne burg sapunin do hash
Përgjigju