Kronikë

Shkeljet me tenderin për Shpal-Rrëshen, GJKKO lë në fuqi masën detyrim paraqitje dhe pezullimin nga detyra për kreun e KPP

4 Korrik, 10:04| Përditesimi: 4 Korrik, 12:33

  • Share

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën detyrim paraqitjeje dhe pezullimin nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri i akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim.

Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK.  Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt,janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve  të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim.  Ndërsa tre personat e tjerë, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, akuzohen si të dyshuar për falsifikim dokumentesh.. Kaza rezulton ish-administrator i AEK Munella, ndërsa Mehdi Lala i kompanisë Mela dhe Ndoc Kulla i kompanisë Jubica.

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë. Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; AEK MUNELLA dhe DRINI-1, ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Dosja e kreut të komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyraj, po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj, ndërkohë janë në verifikim 90 procedura të tjera tenderimi që nga viti 2019. Jonaid Myzyri u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament. Në janar 2025, Parlamenti shpalli thirrjen për garën e re për kryetar të KPP-së, kur po afrohej fundi i mandatit të Myzyrit. Në garën e re aplikuan tre kandidatë, ndërsa emri i Jonaid Myzyri iu dërgua parlamentit së bashku me Kreshnik Tërnovën si kandidatët për një mandat tjetër 5-vjeçar në krye të Komisionit të Prokurorimit Publik.

11 të pandehurit
Jonaid Myzyri
Vilma Zhupaj 
Lindita Skeja 
Merita Zeqaj 
Enkelejda Bega
Vladimir Hodaj 
Marjana Hasani 
Mehdi Lala 
Ardian Kaza 
Ndoc Kulla
Gerald Adhiaj

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?