Gjykata e Posaçme la në fuqi masën detyrim paraqitjeje dhe pezullimin nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri i akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim.
Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.
Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt,janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim. Ndërsa tre personat e tjerë, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, akuzohen si të dyshuar për falsifikim dokumentesh.. Kaza rezulton ish-administrator i AEK Munella, ndërsa Mehdi Lala i kompanisë Mela dhe Ndoc Kulla i kompanisë Jubica.
Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë. Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; AEK MUNELLA dhe DRINI-1, ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.
Dosja e kreut të komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyraj, po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj, ndërkohë janë në verifikim 90 procedura të tjera tenderimi që nga viti 2019. Jonaid Myzyri u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament. Në janar 2025, Parlamenti shpalli thirrjen për garën e re për kryetar të KPP-së, kur po afrohej fundi i mandatit të Myzyrit. Në garën e re aplikuan tre kandidatë, ndërsa emri i Jonaid Myzyri iu dërgua parlamentit së bashku me Kreshnik Tërnovën si kandidatët për një mandat tjetër 5-vjeçar në krye të Komisionit të Prokurorimit Publik.
Vilma Zhupaj
Lindita Skeja
Merita Zeqaj
Enkelejda Bega
Vladimir Hodaj
Marjana Hasani
Mehdi Lala
Ardian Kaza
Ndoc Kulla
Gerald Adhiaj
Komente
