Kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK, një ditë pasi Apeli i Posaçëm la në fuqi masën ndaj tij pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje. Ishte prokurori Elvin Gogaj, i cili kërkoi të ri-marrë në pyetje kreun e prokurimeve. Deklarimi ka zgjatur rreth dy orë.
Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK, në akuzë për shkelje me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.
Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim.
Komente
