16 shoferë janë vënë në prangat e policisë gjatë 72 orëve të fundit pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Po ashtu, janë vendosur 2345 gjoba për shkelje të ndryshme dhe janë pezulluar 104 leje drejtimi për për shpejtësi tej normave të lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.
Policia Rrugore ka kryer kontrolle me mjete inteligjente, dronë, kamera e radarë automatikë dhe ka zbuluar se një drejtues që po drejtonte automjetin luksoz tip 'Porsche' po lëvizte me shpejtësi deri në 184 km/h në Bypass-in e Fierit. Atij iu pezullua patenta dhe u gjobit me 40 mijë lekë. Ndërsa një tjetër që drejtonte automjetin tip 'Volkswagen' po lëvizte me shpejtësi deri në 156 km/h në Rrugën e Kombit. Edhe atij iu pezullua leja e drejtimit dhe u gjobit me 30 mijë lekë.
Policia e Shtetit i bën apel përdoruesve: “Udhëtoni me jetën në mendje dhe mbrojeni jetën duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor!”