Shkeljet për rrugën Kardhiq-Delvinë, SPAK akuza 10 personave, Report Tv zbulon emrat

27 Tetor 2022, 12:03| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 14:38

  • Share

ReportTv zbardh emrat e 10 personave të dyshuar për abuzim me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë dhe që janë marrë nën akuzë nga SPAK. Këta janë 10 shtetasit e marreë neë hetim nga SPAK: Sonila Qato; Elona Gogo; Simon Prendi; Arbër Troka; Arjana Hasani; Erdit Salillari; Almir Hoxhaj; Nikollaq Mihali; Miranda Shkurti; Admir Pahumi.

Pra mes të akuzuarve është edhe ish drejtuesja e ARRSH, Sonila Qato. Report Tv mëson se Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’, shkelje të barazisë në tendera’.

Hetimi për lotin e 7-te te rrugës Kardhiq-Delvinë. Fillimisht ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet e referoi materialet.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hamallaj: 27/10/2022 17:43

    Hajde shikoni çfarë paska bërë Dratan Agolli në Vala Marë në bred të detit . Ka zënë rërën e popullit e ka bërë restorant mbi 1 mil € ju merreni me rrugën e Lardhiqit. Paleje më çfarë fondesh kalon tek Fusha shpk duke vjedhur hapur dhe askush nuk reagon. Turp turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?