Miqësorja e sotme mes Kosovës dhe Burkina Fasos

Sport

Shkëlqejnë ish-ët e Shqipërisë, Kosova fiton miqësoren me Burkina Fason

27 Mars 2018, 20:28| Përditesimi: 27 Mars 2018, 20:31

  • Share

Kosova ka fituar edhe miqësoren tjetër, ku përballë sërish ishte një kundërshtar nga Afrika. Pas mundi tri ditë më parë 1-0 ekipin e Madagaskarit, sot përfaqësuesja e Kosovës ka fituar 2-0 ndaj Burkina Fasos, ndeshje e zhvilluar në Francë.

Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola, ndërsa në të dytën, ish-sulmuesi i Shqipërisë, Vedat Muriqi, ka gjetur golin e parë në minutën e 74-t. Pak para fundit, miqtë mbesin me 10 lojtarë, për shkak të ndëshkimit të njërit me karton të kuq.

Dhe kur pritej që përfundimi i ndeshjes, vjen goli i dytë.

Pikërisht në minutën e 90-të shënon edhe Paqarada, edhe ky ish-futbollist i ekipit kombëtar i Shqipërisë U-21. Mbyllet 2-0, me trajnerin e ri Challanders që e nis shumë mirë.
 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?