Shkëlqen në çdo vend që prek! 15-vjeçarja e talentuar koncert recital në Lezhë

18 Korrik, 16:05| Përditesimi: 18 Korrik, 16:20

  • Share

Është vetëm 15-vjeçe. Edhe pse ende e re në moshë, violinistja Anamaria Prendi, ka arritur të spikasë në këtë fushë. E larguar prej 4 vitesh për studime në Londër, violinistja rikthehet në vendlindjen e saj, Lezhën me një koncert recital që mbushi e emocionoi sallën Pallatit të Kulturës plot e përplot me njerëz.

Performancat e saj ishin të bazuara në pjesë të kompozitorve me famë botërore.

E emocionuar për këtë koncert të mbajtur në vendlindje, violinistja Anamaria Prendi, ju kërkon fëmijëve që të ndjekin rrugën e muzikës.

“Unë kam katër vite që kam ikur në Angli ku po studioj për Violinë. Por mendja dhe zemra ime akoma janë këtu. Në vendlindjen time. Këtu jam rritur dhe këtu kam marrë mësimet e mia të para të violinës. Jam kthyer në Lezhë të tregoj krijimtarinë time. Shpresoj të inspiroj fëmijë”, tha Anamaria Prendi, violiniste

I pranishëm në këtë event kulturor kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, tha se violinistja Anamaria Prendi ka bërë krenare këtë qytet në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Ne do të jemi gjithmonë krahë teje dhe do të të shikojmë lart e më lart”. Tha Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë

 Anamaria Prendi e nisi rrugëtimin në instrumentin e violinës që në moshe të vogël dhe tashmë studion në Londër për këtë instrument muzikor. Përgjatë rrugëtimit të saj 8-vjeçar ajo ka marrë pjesë në shumë evente brenda dhe jashtë vendit, duke u vlerësuar me çmime.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?