Mbrojtësi i Empolit dhe Kombëtares, Ardian Ismajli është në "optikën" e Juventusit. Së fundmi 28-vjeçari ka zgjuar edhe interesin e Interit, që është në vëzhgim për ta pasur në janar.
Të paktën kështu pretendon "Inter News", media pranë zikaltërve. Interi e sheh si një investim për të ardhmen, ndërsa Juve do ta afrojë në janar. Ndërkohë pritet që të ketë një derbi në merkato për liderin e mbrojtjes kuqezi.
Dje, në fitoren 0-1 të Shqipërisë kundër Gjeorgjisë, Ismajli ishte një nga lojtarët kyç dhe më të mirë në fushë.
28-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Empolin, me të cilët gjithashtu është në bisedime për rinovimin. Në rast transferimi tek Interi, Ismajli do të gjente një tjetër shqiptar si Kristjan Asllani, i cili është pjesë e zikaltërve prej tre sezonesh.