Andrija Delibasic

Sport

Shkëlqeu në La Liga, ish-sulmuesi malazez ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

19 Mars, 15:40| Përditesimi: 19 Mars, 15:43

  • Share

Andrija Delibasic nuk ia doli të fitonte betejën më të rëndësishme në jetë, duke mbyllur sytë në moshën 43-vjeçare. Ish-sulmuesi nga Mali i Zi prej vitesh vuante nga tumori në tru dhe këtë të mërkurë ndërroi jetë në vendlindje.

Delibasic ka zhvilluar një karrierë të pasur në Spanjë, teksa ka mbajtur veshur fanellat e Mallorcas, Rayo Vallecanos, Real Sociedadit, ndër të tjera, si dhe Partizanit të Beogradit, AEK-ut, Benficas, Bragas dhe kombëtares malazeze me të cilën shënoi 6 gola në 21 paraqitje.

Përpara se të zbulonte sëmundjen, Delibasic ishte fokusuar në karrierën si trajner, duke e braktisur për t'u përballur me sëmundjen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?