Mirko Vucinic gjatë prezantimit si trajneri i Malit të Zi

Sport

La gjurmë në Serie A, Mirko Vucinic zyrtarizohet në stolin e Malit të Zi

20 Shtator, 10:10| Përditesimi: 20 Shtator, 10:34

  • Share

Mirko Vucinic është trajneri i ri i kombëtares së Malit të Zi në futboll. Kjo është përvoja e parë si trajner për ish-sulmuesin e Juventusit dhe Romës. Ai do të drejtojë Malin e Zi, ku shërbeu si anëtar i stafit të trajnerëve në vitin 2022.

Njoftimi zyrtar u bë në kanalet sociale të ekipit kombëtar të Malit të Zi. “Një rol i ri, ndërsa përpiqemi të ndërtojmë një brez të ri. Kapiteni ynë i parë, lojtari ynë i gjithanshëm, trajneri ynë, Mirko Vucinic.”

41-vjeçari spikati gjatë karrierës së tij si futbollist me fanellën e Leçes, Romës dhe Juventusit në kampionatin italian. Vucinic ka luajtur 46 ndeshje me kombëtaren malazeze dhe ka shënuar 17 gola.

"Ndihem i nderuar dhe i kënaqur, ishte dëshira ime e madhe që një ditë të bëhesha trajner. Kam qenë këtu që nga dita e parë që ekziston kombëtarja, gjithmonë më ka pëlqyer të vij dhe kështu duhet të jetë me të gjithë. Kam luajtur shumë ndeshje në karrierën time, por ishte një ndjenjë e veçantë kur luaja në stadium për kombëtaren. Edhe pse pata më shumë humbje sesa fitore me fanellën e ekipit kombëtar", tha Vucinic në prezantim.

Etapë e re për një nga sulmuesit që në Serie A ka lënë gjurmë dhe ka fituar tetë trofe dhe shtatë herë është shpallur futbollisti i vitit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?