Arbër Hoxha me fanellën blu të Slaven Belupo.

Sport

Shkëlqeu te Ballkani, Edy Reja i merr lojtarin Kosovës?

11 Tetor 2022, 13:42| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 13:44

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në 26 tetor miqësoren me Arabinë Saudite, programuar për lojtarët që nuk kanë pasur shumë hapësira në formacion apo për emrat e rinj që mund të afrohen. Në Kroaci "Sportske. jutarnji" bën me dije se kuqezinjtë janë duke monitoruar edhe 24 vjeçarin e Slaven Belupo, Arbër Hoxha.

Sulmuesi anësor luan sezonin e tij të dytë me Belupo, teksa në verën e 2021 u bashkua me Lokomotivën e Zagrebit nga Ballkani. Shkëlqimi te suharekasit ka bërë që edhe Kosova ta ketë pasur në tre ndeshje sulmuesin, teksa që prej 12 janarit të 2020 nuk ka qenë më pjesë e Dardanëve. Media kroate tregon se pas një sezoni të nisur mirë, dy golave dhe një asisti, është Shqipëria që ka në plane sulmuesin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?