Theophilius Solomon është arrestuar në Gjilan për llogari të drejtësisë në Shqipëri. Ish-sulmuesi i Partizanit akuzohet për dhunimin e ish-të dashurës në 2021, teksa duket se nuk i ka mbyllur llogaritë me akuzat. Tanimë sulmues i Gjilanit në Kosovë, "Gazeta BlicSport" bën me dije se pas mesditës së sotme 27-vjeçarit nigerian i janë vendosur prangat.
Me ndërhyrjen e "FAST Kosova" pas kërkesës së Interpol dhe Europol, policia ka zbatuar urdhërin e arrestimit. Pritet që Solomon të vendoset para përgjegjësisë pasi kur luante me Partizanin në Superligë (2019-2021) ka qenë në telashe dhe për shumë javë qëndroi pas hekurave pas dhunimit të ish-të dashurës.