Suad Sahiti është futbollisti më i ri i Llapit në Superligën e Kosovës. Sulmuesi 28-vjeçar ka gjetur akordin dhe për një vit e gjysmë do jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar.
"Klubi futbollistik Llapi njofton se Suad Sahiti është përforcimi më i ri i Llapit. 28-vjeçari ka firmosur sot kontratën që e mban lidhur me klubin deri në verën e vitit 2024. Pas disa ditëve negociata me futbollistin, gjatë ditës së sotme është arritur marrëveshja finale për nënshkrimin e kontratës 1 vjeçare e gjysmë. Sulmuesi i djathtë ka eksperiencë të pasur në Greqi, Bullgari, Poloni e së fundmi në Kroaci, ku ishte pjesë e skuadrës së Sibenikut", njofton Llapi.
Në Shqipëri Sahiti u bë i njohur për aktivizimin te Skënderbeu në sezonin 2017-18. Veç korçarëve, Sahiti ka luajtur edhe me Hajvalinë, Rabotnickin, AE Larisa, Uisla Plock, Zrinjski Mostar dhe Sibenik.