Shkëlqim Hajdari: SPAK nuk mund të ndryshojë të gjithë historinë e korrupsionit në Shqipëri

11 Korrik 2022, 18:58| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 19:29

  • Share

 

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha pasditen e së hënës se roli i SPAK është keqkuptuar nga opinion publik. Sipas tij, organi në fjalë nuk ka për detyrë të godasë vetëm korrupsionin në nivelet më të larta, pavarësisht dëshirës së qytetarëve.

Hajdari u shpreh se SPAK është një histori suksesi dhe një strukturë tepër profesionale. Ai tha se gjëja më e rëndësishmë është se sot kemi një strukturë të shkëputur nga ndikimi politik apo ai kriminal.

“Ne e kërkojmë shpëtimin nga korrupsioni, nga SPAK-u. Njerëz që nuk janë profesionistë kanë të drejtë ta kërkojnë nga ky organ sepse në fund të fundit u krijua një strukturë. Por nuk është kështu, sepse SPAK është sot një strukturë e mbrojtur nga ndikimi politik apo ai kriminal. Por nuk mund të ndryshojë të gjithë historinë e paligjshmërisë në Shqipëri. 

Sigurisht opinion publik është më i interesuar për çështje të bujshme, por edhe ngjarjet e vogla duhet të hetohen. Suksesi më i madh i SPAK nuk është që janë dërguar në gjyq disa ish-ministra apo deputetë. Puna e SPAK është profesionale.

Kemi krijuar një strukturë që është e ngjashme me ato në Itali, Amerikë e të tjerë vende. SPAK ka dhënë prova për të fituar besimin e homologëve në botë fal disa operacioneve të përbashkëta. A do të kemi goditje të zyrtarëve të lartë? Sigurisht që do të ketë, por denoncimet duhet të kthehen ne prova” – tha Shkëlqim Hajdari në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV.


Lajmi kryesor:

Bojkoti i avokatëve, Hajdari: Uroj të mos dënohen nga gjyqtarët! Vangjeli: Si u humb në 2008-ën shansi për reformimin e drejtësisë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?