Mario Balotelli feston golin me Italinë

Shkëlqimi dhe rënia e një futbollisti, Balotelli drejt Ligës së Tretë spanjolle

1 Tetor, 15:31| Përditesimi: 1 Tetor, 15:33

  • Share

Mario Balotelli po përgatitet për t’u rikthyer në fushë, pas pushimeve disa mujore. Sulmuesi italian është pa skuadër nga 1 korriku i këtij viti, pas largimit nga turqit e Adana Demirspor.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 34-vjeçari do të vazhdojë karrierën në ligën e tretë spanjolle. Mediat iberike bëjnë me dije se Balotelli dhe klubi i Intercity janë në bisedime të avancuara, për transferimin e sulmuesit në Spanjë.

Gjithçka pritet të mbyllet në ditët e ardhshme, para se të vijë zyrtarizimi. Inter, Manchester City, Milan, Liverpool dhe kombëtarja italiane kanë qenë maja e tij në karrierë, por karakteri ka qenë pjesa më problematike e tij.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?