Goli i Marvin Çunit

Shkëlqyen në Serie A, klauzola e Bayern Munich për Ibrahimovic! Marvin Çuni llogari të hapura me bavarezët

7 Nëntor 2023, 16:55| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 18:30

  • Share

Frosinone fitoi dje 2-1 me Empolin për javën e 11-të në Serie A. Vendimtar në këtë duel ishin dy sulmuesit shqiptarë, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç. Sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e parë me thembër, pas asistit të Ibrahimovic.

Më pas ishte 17 vjeçari Ibra që shënoi golin e dytë, me mediet në Itali që vlerësuan dyshen shqiptare. Çuni vetëm disa javë më parë u thirr nga Sylvinho në Kombëtare, duke luajtur në miqësoren me Bullgarinë. Djaloshi ka qenë për disa sezone pjesë e Bayern Munich, duke luajtur në huazim.

Frosinone e bleu në verë Çunin, me Bayern Munich që ka mbajtur një pjesë nëse klubi i Serie A e rishet. Ndërkohë, situata për Arijon Ibrahimovic është e ndryshme. 17 vjeçari (mbush 18 në dhjetor) është në huazim nga Bayern dhe vlen 3.5 milionë euro. Me golin në ndeshjen debutuese, tanimë shtatëlarti ka shumë fansa, me Bayern Munich që duket se do rikonsiderojë raportin me sulmuesin.

Me golin e shënuar mbrëmë në fitoren 2-1 ndaj Empolit, Ibrahimoviç theu rekordin si futbollisti më i ri që ka shënuar në elitën e futbollit italian, pas futbollistëve, si Romero, Afena Gyan, Diallo, Pellegri e Kean, të cilët kishin shënuar, mirëpo si futbollistë të lindur në vitet 2004, 2003, 2002, 2001 e 2000.

Ibrahimoviç dhe Çuni

Ora 18:28
Ibrahimoviçi shqiptar futet në historinë e Serie A


Futbollisti me origjinë nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2005 (11 dhjetor) që realizon gol në Serinë A italiane, njofton gazetari sportiv italian, Giuseppe Pastore.

Me golin e shënuar mbrëmë në fitoren 2-1 ndaj Empolit, futbollisti i Frosinones theu rekordin si futbollisti më i ri që ka shënuar në elitën e futbollit italian, pas futbollistëve, si Romero, Afena Gyan, Diallo, Pellegri e Kean, të cilët kishin shënuar, mirëpo si futbollistë të lindur në vitet 2004, 2003, 2002, 2001 e 2000.

Ai është pjesë e U-19 së Gjermanisë, ndërsa nuk është ftuar në grumbullimin e fundit. Duket se në FSHF janë duke shpejtuar për të veshur kuqezi talentin që është në pronësinë e Bayern Munich.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?