Sali Berisha dhe Taulant Balla

Shkëlzen Berisha humbi gjyqin në SHBA për Gërdecin/ Balla: Të rihapet dosja...komentuesit i kërkojnë llogari: Po ju ku jeni, Saliu duhet të ishte në burg

3 Shtator 2020, 14:39| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 14:50

  • Share

TIRANË- Pasi humbi gjyqin në Apel në SHBA, me gazetarin Guy Lawson, kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kërkon rihapjen e hetimeve për Shkëlzen Berishën si i përfshirë në tragjedinë e Gërdecit. Sipas tij, ky vendim i drejtësisë amerikane konfirmon përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës dhe përmes tij të Sali Berishës në masakrën që mori 28 jetë njerëzish të pafajshëm. Megjithatë, në reagimin e tij, Balla është përballur me një lumë komentesh nga qytetarët të cilët "i kërkojnë llogari" se përse deri më tani nuk është ndëshkuar Berisha. Ata shprehen të zhgënjyer nga drejtësia e re, sipas së cilëve puna e parë që duhet të bënte SPAK ishte dërgimi i Berishës prapa hekurave.

Komentuesi 1: Taulant drejtësia duhet të kishte mbaruar tani. Po e humbni shpresat fare këtë duhet ta kuptoni ju e jo të shkruajmë nëpër komente. Saliu duhet të ishte brenda tani. Po ju më ngjani se jeni të laparosur të gjithë me një kazan. Këtë thuaju popullit dhe mos u lodhni kot që ta dimë mirë se qeveria gjersa ikën gruri në Itali e shqiptarët ngrohen me gaz, ok.

Komentuesi 2: Lëreni drejtësinë amerikane, ajo funksionon për llogaritë e veta. Drejtësia shqiptare ku është? U mbeti goja SPAK, SPAK, SPAK! S-ë PAK-u të luajë nga vendi i uruari...

Komentuesi 3: Taulant ç'më duhet mua vendimi i gjykatës amerikane, kur ju personalisht ishit prezent në 21 janar dhe kur u vranë 4 veta dhe keni 7 vjet në pushtet dhe gjaku i tyre thërret akoma për drejtësi. Ju premtuar drejtësi,por nuk e bëtë kurrë. Ju jeni gënjeshtar ata vrasës. Populli është ngopur me gënjeshtra. Ai vrau, e të vrarë nuk shohin gjë. Ju gënjeni dhe gënjshtra të vret përditë

Komentuesi 4: O zoti Balla, po kjo drejtësia jonë ku është? Të jesh i sigurt se para një viti të gjithë njerëzit besonin dhe mezi prisnin SPAK kurse tani nuk e besojmë më. Qytetarët kanë tërë ditën para syve 'piraten e karaibeve' ku dhe hiqet me duart e pastra. Kështu kam respekt për punën e bërë në qarkun tënd, por për drejtësinë është më mirë të mos flisni, se i acaroni më keq njerëzit.

Statusi i plotë i Taulant Ballës
Drejtësia vonon por nuk harron. Drejtësia amerikane konfirmon përfshirjen dhe fajësinë e Shkëlzen Berishës dhe përmes tij të Sali Berishës në masakrën e Gërdecit

Vendimi i gjykatës amerikane është detyrues për ri-hapjen e hetimit për krimin shtetëror në Gërdec. Një Gjykatë Apeli në SHBA ka rrëzuar përsëri pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.

Shqiptarët e dinë se Shkëlzen Berisha u akuzua publikisht dhe u mor në pyetje në fshehtësi nga prokurorët për këtë çështje, për ngritjen e një magazine të paligjshme demontimi armësh, shpërthimi i të cilës shkaktoi krimin shtetëror të Gërdecit.

Prokuroria asokohe, e vendosur nën thundrën e Sali Berishës, edhe pse me prova, nuk guxoi t’i komunikojë akuzën.

Gjyqtarët amerikanë në vendimin e shpallur dje, kanë konfirmuar Vendimin e Gjykatës së Floridas, duke u shprehur se Shkëlzen Berisha nuk solli prova që rrëzojnë faktet e publikuara dhe “nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit (Floridas) abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat."

Ky vendim gjykate edhe pse i karakterit civil, përmban në brendësi indiciet për ri-hapjen e hetimit ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me përfshirjen e tij në atë tragjedi të rëndë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 03/09/2020 17:11

    MORTAJA E KOMBIT sali berisha duhet te hetohet per gerdecin,,shitjen e detit,,vrasjet ne bulevard te 4 personave,,,,1997,,piramidat,,shkatarrimin e ushtrise,,,vrasjen e 2000 njerezve ne 1997,,,dhe vjedhjet miliardshse ne rrugen e kombit dhe tendera.....

    Përgjigju
    • Vocifoli: 03/09/2020 17:43

      Rrnofte Flamir Noka

  • I tej: 03/09/2020 16:25

    Berishen jane qen me morta dhe nuk largohet kollaj zgjeba e tyne.

    Përgjigju
  • Nandi: 03/09/2020 16:14

    O Tao tao, po qe se eshte ne doren tende drejtesia, ata babe e bire jetojne 100 vjec,po shif bej noi Lapidar Nanos dhe Rames, se do ishe akoma ne fshatrat e Librazhdit duke dhene mesim per buqesine

    Përgjigju
  • asl: 03/09/2020 15:36

    Po pse duhet te humbiste gjyqin ne Amerke qe te fillojne hetimet.Ai qe mbulon krimin eshte me i rezikshem se ai qe e ka kryer krimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?