Shkëlzeni bleu tokë në Gërdec, reagon avokati që humbi të vëllain: Po kthehet në vendin e krimit

28 Korrik 2020, 12:54| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 12:59

  • Share

Lajmi i publikuar për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha, se ka blerë tokë në Gërdec, pikërisht në tokën ku humbën jetë dhjetra persona për shkak të një shpërthimi të depos së armëve, për të cilin Shkëlzeni akuzohet si i përfshirë në aferë koruptive, ka sjellë reagimin e familjarëve që humbën të afërmit.

Djali i madh i familjes “Durdaj”, e cila është akoma në pritje të drejtësisë së munguar për të ndëshkuar atë që i mori jetën të birit, Geraldo Durda, thotë se autori po kthehet në vendin e tij të krimit. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai ngre pyetjen se kush janë politikanët më të interesuar në Shqipëri që tragjedia e Gërdecit të mos zgjidhet kurrë ndërsa thotë se deri më tani askush nuk ka marrë mundimin deri tani ta pyesë, krejt ligjërisht, nga se përbëhet pasuria e ti dhe se kush i sponsorizon udhëtimet e tij.

““sy peshkaqeni”

Kush janë politikanët më të interesuar në Shqipëri që tragjedia e Gërdecit të mos zgjidhet kurrë?

Fillimisht blen pronën , më parë ka blerë një makinë 85 mijë euro dhe një apartament tek ETC 346 mijë euro. Më pas merr kredinë për të blerë pronën, të cilën e lë kolateral për kredinë. Mes pas blen edhe ca makineri boronicash 2.4 miliardë lekë (të vjetra).

Pastaj e kamuflon me një kompani që ka një punëtor.

Më pas rikthehet në vendin e krimit.

Edhe më e çuditshmja,

Askush nuk ka marrë mundimin deri tani ta pyesë, krejt ligjërisht, nga se përbëhet pasuria e tij?

Kush i sponsorizon udhëtimet e tij?

Çfarë punon?

Në cilin objekt ka qenë,ndërmjetës, çfarë është blerë e çfarë është shitur?”, shkruan djali i madh i familjes “Durdaj”, Geraldo Durda.

Kujtojmë që vëllai i tij Erisoni i vogël, ishte vetë shtatë vjeç e gjysmë, kur nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve me 15 mars 2008 në Gërdec gjeti vdekjen.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jaho: 29/07/2020 04:14

    Gerdecin e keni peshqesh nga F. Mediu. Ai eshte pergjegjesi kryesor. Dhe S. Berisha do ta kishte djegur me kohe e vakt per skandalin qe i la ne preher. Pooooor, pooor, i beri nje nder nje miku e shok te ngushte te Mediut. I cili iu lut te mos e godiste Mediun. Ne kembim te heshtjes dhe ndihmes publiku. Dhe ky "mik" qe shoku E. Rama!!! Hapini kronikat e kohes dhe shikoni se si solodarizohet me Berishen per "aksidentin teknologjik".

    Përgjigju
  • vjosa: 29/07/2020 00:54

    E CUDITSHME perhere krimineli kthehet ne vendin e krimit ,,,kur nuk kapet nga policia....spaku ta arrestoje kete ,,dhe babain e tij per 26 te vraret ne gerdec dhe qindrat e plagosur...

    Përgjigju
  • TemO: 28/07/2020 16:36

    Geraldo Durda:Mos hesht.Gjithe Shqiperia e di kush eshte krimineli Gerdecit te 26 te vrareve petfshi dhe vellain tuaj.Sa te jete mbi toke Ai nuk ka drejtesi.Ai vret..vret..vret.! Ruhu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?