Shkëlzeni duhet të shqetësohet për boronicat dhe shpërthimin në Gërdec, jo për librin në SHBA

3 Shtator 2020, 18:57| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 18:59

  • Share

Që prej tre vitesh në këtë kohë Shkëlzen Berisha bëhet lajm në SHBA, e përkatësisht në Shtetin e Florida-s, pasi djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë nuk i ka pëlqyer se është bërë personazh i një best selleri në SHBA që më pas u bë film, në Hollywood.

Bëhet fjalë për librin “Armët e Çunat” që më pas u bë film i famshëm “War Dogs” me aktorët briliantë: Jonah Hill, Miles Teller e super të famshmin Bradley Cooper.

Shkëlzen Berisha, hodhi në gjyq, në një gjykatë në Florida, duke paguar avokatë në SHBA për librin, ku kundërshtonte si autorin Guy Lavvson, por edhe dëshmitarin bazë të tij në rrëfim që ishte Efraim Diveroli, përsonazhi bazë i aferës së Gërdecit.

Berisha kundërshtonte përmendjen e emrit të tij në libër, të emrit të tij në aferën e trafikimit të municioneve që demontoheshin në punishten e Gërdecit, e cila shpërtheu më 15 mars 2008 ku shkaktoi 26 të vdekur e qindra të plagosur.

Gjykata e Shkallës së Parë në Florida, nuk e mori për bazë ose thënë më troç e rrëzoi padinë e Shkëlzen Berishës, duke mbrojtur të drejtën e shkrimtarit, Guy Lawson, për të rrëfyer historinë e Gërdecit.

Vetë Autori i “Armët e Çunat”,  ja dedikoi fitimin e gjyqit të shkallës së parë viktimave të Gërdecit e në radhë të parë fëmijës Edison Durda.

“Në këtë përvjetor zemra ime bashkohet me familjarët e viktimave të Gërdecit dhe shpresoj se libri im do të kontribuojë në përpjekjen për të sjellë para drejtësisë ata që shkaktuan atë fatkeqësi humanitare”, shkruajti Lavvson.

Por i biri i ish-kryeministrit nuk e la çështjen me kaq dhe e çoi çështjen në Apel, e cila sërish e rrëzoi padinë e tij. Gjykata e Floridas ka rrëzuar padinë e Shkelzenit dhe për pasojë dhe kërkesën e tij për një dëmshpërblim prej 60 milionë dollarësh për prishje imazhi.

Në shpjegimin e dhënë nga gjykata e Floridas u morën të mirëqëna dhe akuzat e vajzës së Kosta Trebickës se në vrasjen e babait të saj biznesmen ka gisht djali i ish- kryeministrit Berisha dhe një sërë provash e faktesh të tjera që vertetonin se Shkelzen Berisha ishte pronari i vërtetë i punishtes së vdekjes në Gërdec.

Por çfarë përbën thelbin e kësaj çështjeje?

Pas shpërthimit të Gërdecit, New York Times, shkroi një shkrim investigativ ku bënte të ditur se afera e municioneve me Afganistanin, si kontratë me SHBA, përfshinte djalin e Kryeministrit të kohës, Shkëlzen Berisha.

Pas gazetës prestigjoze amerikane u shkrua libri  best steller dhe më pas filmi cult në Hollyvvood. Shkëlzen Berisha tentoi që të penalizonte autorët e librit, filmit e protagonistët e tyre, me logjikën e përjashtimit të emrit të tij nga historia e Gërdecit.

Të paktën në publikun amerikan nëpërmjet gjykatës. Në dy shkallë nuk ja arriti ta bëjë. Imagjono, ndërsa në SHBA janë kryet disa seanca e dy vendime, në Shqipëri kurrë nuk u arrit një hetim i plotë mbi ngjarjen tragjike që shkakroi 26 viktima. Dhe po të shkojmë më tej, Shkëlzen Berisha sot ka zhvilluar një fabrikë boronicash, pranë Gërdecit, me vlerë miliona euro.

Mbase Shkëlzeni duhet të shqetësohet për burimin e këtyre të ardhurave disa milionë euro, pa punuar asnjë ditë, të shqetësohet për shpërthimin me 26 viktima në Gërdec dhe jo për librin e botuar në SHBA.

Komento

Komente

  • Fran Uci: 04/09/2020 17:43

    Gomari im i ka byt** t me te mira se buzet e ketij langaraqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?