Shkëmbenin armë me kanabis/ Kush ishte koka e grupit kriminal në Kukës...punonjësi i policisë i kishte dalë garant për drogën e mbjellë

20 Maj 2020, 10:18| Përditesimi: 20 Maj 2020, 11:33

  • Share

Report Tv ka zbardhur dosjen e operacionit të finalizuar me 22 të arrestuar. Mësohet se 'koka' e këtij grupi qëndronte Kreshnik Murataj, i cili kishte parcelat me kanabis. Në një nga përgjimet ambientale mësohet se Murati shkëmbente kanabis me armë. Më konkretisht, në datën 27 gusht të vitit 2019, janë arrestuar në flagrancë Adriatik Hoxha dhe pasagjer Rezarat Tahiri, të cilëve iu gjetën dy armë zjarri dhe 871 fishekë. Ndërkohë në makinën tjetër i prishte Floriand Myftari, të cilit iu gjetën 2942 gram kanabis. Në dosjen hetimore të drejtuar nga kryeprokurorja e Kukësit, Rita Gjati thuhet se ka prova të forta që në krye të këtij krupi të strukturuar kriminal qëndronte  Kreshnik Murataj, por nuk është arritur që të gjendej financuesi i këtij grupi. Ky grup kishte shtrirje nga Gjirokastra, në Pukë dhe Kukës, të përfshirë Besnik Coka, Petrit Pashku, Shpëtim Topuzi, Zenel Mece, Shkëlqim Skacaj, Tarzan Veseli, Akil Buna, Arben Bejko, Pal Përgjegji, Besart Dano, Benard Kordhuku, Durim Vata, Arben Tuci, Adriatik Hoxha, Floriand Myftari, Rezart Tahiri etj.

Në këtë operacion del në pah edhe roli i policisë. Sipas dosjes hetimore që Report Tv disponon, Ramiz Cena punonjësi i policisë së Kukësit, nuk ka asgjësuar të plotë sasinë e kanabisit të gjetur. Mësohet se në datën 19 gusht të vitit 2019, efektivët e policisë kanë shkuar për të asgjësuar parcela me kanabis, 3 prej të cilave nuk janë asgjësuar. Droga ishte mbjellë sipër shtëpisë së Kreshnik Muratit, për të cilat kishte dalë garant punonjësi i policisë Ramiz Cena.


Lajmi kryesor:

Operacion anti- drogë në Kukës/ 19 të arrestuar, mes tyre efektivë policie dhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit (EMRAT)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?