Shkëmbi bie mbi banesë

Shkëmbi i ra mbi banesë dhe i zuri këmbët, familjarët e 25-vjeçarit në Përmet s’përballojnë dot kurimin! Bëjnë apel për ndihmë

30 Janar, 15:38| Përditesimi: 30 Janar, 15:41

  • Share

Familjarët e Dhimitër Vangjelit, 25-vjeçarit i cili arriti të shpëtonte pasi një masiv shkëmbor ra në banesën e tij teksa ai po flinte, duke i zënë pjesën e poshtme të gjymtyrëve, bëjnë apel për ndihmë për kurimin e tij.

Ngjarja e frikshme ndodhi në fshatin Çarçovë në Përmet në 22 janar, ndërsa i riu ndodhet në spitalin e Janinës, ku po merr trajtimet mjekësore, por këmba me të cilën mbajti edhe peshën e shkëmbit është në gjendje kritike.

Familjarët nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e kurimit, ndërsa aktualisht ndodhen në qiell të hapur. Ata kanë hapur një GoFundme ku bëjnë apel për ndihmë që të mbulojnë shpenzimet.

Për të gjithë ata që mund ta ndihmojë Dhimitrin mund të futen në linkun e gofundme.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?