KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pritur një grup deputetësh të opozitës parlamentare, njëkohësisht anëtarë të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Arsyeja e këtij takimi ishte shkëmbimi i praktikave më të mira zgjedhore.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka shprehur gatishmëri për të marrë praktikat më të mira nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Bashkëpunojmë me ne dhe të marrin praktikat tona më të mira të zgjedhjeve në Shqipëri, në prag të reformës zgjedhore dhe kërkojnë të marrin praktikat më të mira dhe t’i ndajnë me ne ato që mendojnë qe janë të dobishme. Jemi të gatshëm në çdo moment te dalim në ballë të kërkesës dhe të ndajmë përvojat”, tha Daka.
Ndërkohë, bashkëkryetarja e Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari vlerësoi zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë.
“Kënaqësi qe vij me një delegacion të parlamenti tonë. Shpreh falënderimet e mia për gjithë anëtarët e KQZ-së dhe t’u uroj sukses të gjithë partive fituese në Kosovë Kosova pati zgjedhje model dhe duam të shikojmë eksperiencën tuaj”, tha ajo.
Ralf Gjoni, tha se Shqipëria pas 28 vitesh demokraci nuk është në gjendje të kryejë zgjedhje të lira të barabarta dhe të garantojë të drejtën e votës.“Kauza jonë si opozitë është për ta cuar përpara reformonin e sistemit zgjedhor, sepse ne cilësojmë si thembra e Akilit. Pra baza e çdo problematike të demokracisë shqiptare qe rezulton gjithmonë në konflikte politike ne bojkot dhe ne një rritje masive të dëshirës se shtetasve shqiptare për tu larguar nga Shqipëria”, tha ai.
Deputetët e opozitës së re në takim me kreun e KQZ-së, së Kosovës,Valdete Daka
Komente
