‘Shkëmbim shijesh’, afganë e shqiptarë festë në Lezhë! Kuzhina tradicionale e shqiptare bëhen një në Shëngjin

19 Shkurt 2022, 18:33| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 18:38

  • Share

Komuniteti afgan në Shëngjin është integruar më së miri në vendin tonë, duke u bërë edhe pjesë e aktiviteteve sociale e kulturore.  Këtë herë ishte "Shkëmbim Shijesh", që mblodhi bashkë në Lezhë, afganë e shqiptarë,  të cilët përgatitën gatime tradicionale nga dy vendet.  

Kultura dhe kuzhina afgane e ajo shqiptare u bënë bashkë në Lezhë. Shef Alfred Marku në bashkëpunim me kuzhinieret Afgan sollën një shkëmbim shijesh në një aktivitet që nisi me pjata tradicionale nga të dy vendet.

Pjesëmarrësit, shijuan gatimet e të dyja vendeve, ndërsa ishte një mundësi mjaft e mire edhe për të njohur njëri-tjetrin.

" Ne jemi prej 6 muajsh këtu, por ky event ishte vërtetë diçka ndryshe nga ajo qe kemi përjetuar deri me tani. Unë mendoj se do të jemi ambasadoret e vendit tuaj kudo që në te shkojmë për te treguar eksperiencën tone te mrekullueshme këtu. Mikpritja është diçka e përbashkët qe kemi te dy popujt”, thotë Alfred MARKU

“Ka qenë diçka që tejkaloi thjesht një mbrëmje ndryshe, pasi mënyra për tu vendosur bashkërisht, për të shkëmbyer eksperienca të ndryshme së bashku dhe duke provuar ushqime nga kuzhinieri lezhjanë Alfred Marku dhe grupi i kuzhinierëve afgane ishte vërtetë diçka që nxiti vetëm nota gëzimi përgjatë gjithë mbrëmjes", shprehet afgani Ahmad SHAKEB.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu përgëzoi ideatorët dhe realizuesit e kësaj mbrëmjeje të veçantë, e cila demonstron mikpritjen shqiptare.

Refugjatet Afgane të vendosur prej muajsh në Shëngjin, janë integruar mësëmiri me komunitetin vendas dhe po bëhen në pjesë e veprimtarive të ndryshme.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?