Shkëmbim i madh të burgosurish mes SHBA dhe Rusisë! Lirohen 2 gazetarë dhe ish- marinsi amerikan! Turqia koordinon shkëmbimin

1 Gusht, 15:41| Përditesimi: 1 Gusht, 22:35

  • Share

Tre shtetas amerikanë dhe një person me leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara, janë në mesin e 16 të burgosurve politikë që u liruan nga burgjet ruse në një këmbim të madh të burgosurish që ndodhi të enjten. Shkëmbimi i të burgosurve mes dy vendeve SHBA-Rusi, po zhvillohet në Ankara, Turqi.

Në mesin e të burgosurve të liruar janë gazetari i Ëall Street Journal Evan Gershkovic, ish marinsi amerikan Paul Ëhelan, gazetarja e Radio Evropa e Lirë Alsu Kurmasheva dhe aktivisti rus Vladimir Kara-Murza.

Krahas këtyre u liruan nga Rusia edhe12 të burgosur të tjerë, 5 gjermanë dhe 7 rusë. Ata u këmbyen me tetë individë që ishin duke vuajtur dënime me burg në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Poloni, Norvegji dhe Slloveni, që u kthyen në Rusi.

Lidhur me këtë shkëmbim, mes SHBA dhe Rusisë presidenti amerikan Joe Biden tha se marrëveshja që siguroi lirimin e tyre “ishte rezultat i diplomacisë” dhe tha se në mesin e të liruarve “ka gra dhe burra që janë mbajtur padrejtësisht me vite.”

Përmes një deklarate, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Amerika nuk do të ndalet deri në lirimin e çdo amerikan të burgosur në mënyrë të padrejtë.

“Ne kemi negociuar lirimin e 16 njerëzve nga Rusia, përshirë pesë gjermanë dhe shtatë shtetas rusë të cilët ishin të burgosur politikë në shtetin e tyre. U jam mirënjohës aleatëve tanë që na ndihmuan në negociatat e ndërlikuara për të arritur deri te ky rezultat, përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Slloveninë, Norvegjinë dhe Turqinë. Nuk do ndalim deri në lirimin e çdo amerikani që është i burgosur padrejtësisht apo që mbahet peng kudo në botë derisa të ribashkohet me familjen”, tha Biden. 

Këmbimi më i madh i të burgosurve që nga Lufta e Ftohtë ndodhi në vitin 2010 dhe përfshinte gjithsej 14 persona. Në atë këmbim, Shtetet e Bashkuara liruan 10 rusë, përfshirë edhe Anna Chapman. Sergei Skripal, një oficer i inteligjencës ushtarake ruse i dënuar për spiunazh për Britaninë, ishte në mesin e katër personave të liruar nga Moska.

Ora 22:32
Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë

1722544466_shba.JPG

Qeveria turke ka bërë të ditura disa nga detajet e zbatimit të marrëveshjes për këmbimin e të burgosurve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Këmbimi u bë në aeroportin e Ankarasë, Esenboga.

Në mesin e 16 të burgosurve politikë të liruar nga burgjet ruse, janë gazetari i Wall Street Journal Evan Gershkovic, ish marinsi amerikan Paul Whelan, gazetarja e Radio Evropa e Lirë Alsu Kurmasheva dhe disidenti rus Vladimir Kara-Murza.

Në një deklaratë të zyrës së presidentit turk thuhet se pasi individët e përfshirë mbërritën në Turqi, ata u larguan nga avionët nën mbikqyrjen e Agjencisë Kombëtare turke të Zbulimit, dhe u dërguan në “vende të sigurta.”

Pas miratimit të këmbimit nga shtetet e angazhuara në marrëveshjen për këmbim, të liruarit iu nënshtruan kontrolleve mjekësore dhe iu plotësuan nevoja të tjera.

Pastaj ata u përcollën në aeroplanët që do t’i dërgojnë në destinacionet e tyre.

Avionët u nisën pasi morën autorizimin nga agjencia turke e zbulimit.

Sipas një zyrtari turk të sigurisë, shefi i shërbimit të zbulimit turk, Ibrahim Kalin, personalisht kishte lehtësuar bisedimet ndërmjet homologëve të tij amerikanë dhe rusë.

Bisedimet u mbajtën në Stamboll dhe Ankara, sipas zyrtarit që foli me agjencinë Associated Press me kusht që të mos identifikohet me emër. Sipas tij, Uashingtoni dhe Moska kishin kërkuar ndihmën e Turqisë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pastaj e kishte ngarkuar zotin Kalin të “bëjë çdo gjë që është e nevojshme” për të siguruar marrëveshjen.

Presidenti Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris do t’u bashkohen familjarëve të të burgosurve amerikanë në bazë bazën ushtarake Andrews, në periferi të Uashingtonit në mbrëmjen e së enjtes për t’u uruar mirëseardhjen në tokën amerikane, sipas Këshilltarit për siguri kombëtare Jake Sullivan.

Aktivisti Vladimir Kara-Murza do të shkojë në Gjermani, por gjatë telefonatës i tha Presidentit Biden se shpreson që së shpejti të vizitojë Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Biden tha se marrëveshjet për këmbimin e të burgosurve u arrit “përmes disa vendimeve të vështira”.

Ai shprehu mirënjohje të thellë për kancelarin Olaf Scholz. Sipas zotit Biden, marrëveshja “nënkuptoi se duhej të kërkoja disa lëshime serioze nga Gjermania./REL

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?