Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani në kuadër të operacionit policor i koduar “Exchange 2”.
Njëri akuzohet se në vitin 2022, ka shitur kokainë në mënyrë të përsëritur në lokalin e tij, në Pogradec, tjetri rezulton i dënuar si bashkëpunëtor për vjedhje të kryer në Paskuqan, në vitin 2023.
Brian Syzo, 44 vjeç ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pasi dyshohet se në vitin 2022 ka shitur në mënyrë të përsëritur lëndë narkotike të llojit kokainë në lokalin e tij në Pogradec. Gjykata e Korçës i kishte caktuar më herët masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Klevis Gjonkolaj, 20 vjeç – Ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2024 me 6 muaj burg për një vjedhje të kryer në Paskuqan, në vitin 2023.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave të Interpol Tirana dhe Interpol Ëiesbaden për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.
Komente
