Shkëmbimi territoreve, ish ambasadori Nesho: Vuçiç kërkonte të krijonte precedentin, Rama-Thaçi të dilnin si 'baballarët e kombit'

27 Korrik 2020, 22:37| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 22:50

  • Share

Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho bëri një përmbledhje të negociatave të fshehta për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi dhe si i shikon ai në syrin e diplomatit në marrëdhëniet me jashtë. I ftuar në emisioni "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, Nesho bëri një pasqyrim sipas tij se çfarë përfitonin  nga kjo marrëveshje tre personazhet kryesore të kësaj negociate, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama.

Nesho tha se lideri serb, në ndryshim nga dy liderët shqiptarë, ndjek një politikë të mirëpërcaktuar nga Beogradi shumë vite më parë, ndërsa Rama e Thaçi bëjnë një politikë të personalizuar dhe jo të strukturuar.

"Nëse liderët shqiptarë veprojnë duke e personalizuar politiken e tyre dhe bëjnë improvizime personale, nga ana tjetër Vuçiç zbaton një program të zyrës së Beogradit të përcaktuar vite me pare, nuk bën politikë personale dhe për këtë ai ka ditur të fitojë pikë tek Perëndimi dhe t'i sjellë të gjitha çështjet në interes të Serbisë", tha Nesho.

Se çfarë fiton Vuçiç nga shkëmbimi i territoreve, për Neshon ishin dy arsye: e para del si hero duke i kthyer vendit një pjesë të asaj që humbën në vitet 2000 dhe e dyta krijon precedentin të shkëmbimit të territoreve edhe për vendet në rajon ku përbërja etnike është një nga shkaqet kryesore të krizave.

"Vuçiç realizon me marrëveshjen e shkëmbimit të territoreve një zgjidhje që e kthen atë në hero duke i kthyer një pjesë të asaj që humbën në 2000. Gjithashtu ai krijon precedentin edhe për vendet e tjera në rajon ku etniciteti është një nga probleme kanceroze shekullore dhe problem i krizave të ndryshme. Ky precedent prek dhe themelin dhe ato principe për të cilat Europa dhe bota mbajnë dhe këmbëngulin për të ruajtur rendin. Vuçiç po luan një politikë inteligjente dhe kjo bie në kundërshtim me interesat tona", tha Nesho.

Në lidhje me Thaçin dhe Ramën, për ish ambasadorin Nesho ishte se ato dëshironin të krijonin figurën e "baballarëve të kombit" dhe bashkimit të faktorit shqiptar duke luajtur me nacionalitetin për të fshehur konsumin e tyre politik.

"Politika kosovare në vend që të mblidhte prova për pastrimin etnik dhe genocidin që bën serbët e harruan nga entuziazmi dhe sot vuajnë në Gjykatën Speciale ku përballen me akuza për krime lufte. Politika serbe shfrytëzoi rastin dhe nga i akuzuar për vrasje, po hiqet si të përvuajtur dhe po ngrenë raste për të sensibilizuar ndërkombëtare se janë dhe shqiptarët që kanë bërë krime. Viktimë e kësaj ra dhe Thaçi. Konsumi politik i Thaçit dhe Ramës  dhe çështja e nacionalizmi bënë gjetjen e tille që shqiptarët t'i përjetonin si  baballarët e kombit. E nisën me bashkimin e Shqipërisë duke vendosur që ajo të bëhej në Bruksel me integrimin e tyre në BE dhe më pas hodhën një hap naiv me ndryshimin e territoreve, duke harruar se ndryshimi i tyre nuk bëhet me vullnetin e  lojtarëve lokal, por të shtyrë dhe nga interesat e Vuçiç e paraqitën si një marrëveshje. Ndërsa Rama ka gabuar në vijimësi duke rënë pre e të gjithë iniciativave  të njëpasnjëshme të projektit serb për Ballkanin. Minishengen është i shtyrë nga interesa serbe, që Kosova të anashkalohej. Rama dëshironte të luante si faktor për bashkimin e shqiptarëve e bashkuar kjo me maninë e madhështisë për të bërë gjera të mëdha", tha Nesho.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pelioni: 28/07/2020 11:09

    Bravo gimi i puros je me të vërtetë dipllomat kar.... Analiza juaj është vari leshtë ose merre me lëng se mishi u mbarua. Çështjen kosova nuk e ka dëmtuar as Thaçi dhe as Rama Z.ish dipllomat kar... Dëmtuesit e vertëtë i di populli dhe nuk ka nevojë për përrallat e tua,ata janë plaku mere që ka 30 e më shumë vjet që është në shërbim të udb-së e të teorive çubrilloviçiane përsërbinë e madhe,është lulushi i unmikut që përgatiti dosjet e luftëtarve të kosovës për në hagë,ku dhe sa e shiti kasetën e masakrës sërbe ndaj shqiptarve të kosovës,plaku mere çfarbëri me sllobodanin dhe harkanin në shën naum,ku është varri i të ndjerit Remzi Hoxha,kush i tradhëtoj dhe burgosi luftëtarët e uçk-së,kush e quente uçk org terroriste,kush ishte kundra rambujesë,kush furnizonte makinën serbe të luftës për të vrarë njerës. Z.mender ish dipllomat a janë këto vepra të plakut mere e mëkëmbsit të tij,të cilin e katapultoj në krye të pd-së si vazhduesi më i denjë i veprës së tij antishqiptare e pro serbe. Kjo mendoj se është më afër të vërtetës z.ish dip.i kar.. dhe jo përrallat tuaja me baballarë kombi.

    Përgjigju
  • Mmu: 28/07/2020 10:43

    Ishte shpresa e Thaqit për ti ikur Hagës. Përmes Ramës u lobu te vëllau i tij Vuçiq, do japim çik tokë, mirëpo Serbi i tradhëtoj të dytë. Haha

    Përgjigju
  • BYTHLËPIRSI: 28/07/2020 08:39

    KY AGIM NESHO BAJGA ĒSHTĒ NJË BYTH LËPIRËS E NJË BUR SHUM SERVIL E SHUM BURI POSHTËR. TANI FLET KSHU SE E GËNJEN MËNDJA QË LYLI KRIMINEL HAJDUT DO FITOJ E KY EDEPSËZI NESHOBAJGA NDONJË KOC DO TA FITOI E MIR DO TA KRUAJ KOCKËN NESHO MAVRIA QË SHEF NGA QELLI SE DO BIEN PETLLA PËR AGIMIN KTË TIMIN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?