Shkëmbimi tregtar me Kosovën, Çoçoli: Rritje prej 28%, potencial për ta dyfishuar! Zusi: Duhet të kemi më shumë shkëmbim të produkteve bujqësore

8 Mars, 20:28| Përditesimi: 8 Mars, 20:58

  • Share

Ekspertët e ekonomisë diskutuan në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv shifrat pozitive të rritjes së shkëmbimit tregtar të eksporteve e importeve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se bëhet fjalë për një rritje me 28% krahasuar me vitin 2022 ndërsa tha se potenciali është për dyfishimin e këtyre shifrave. Sipas Çoçolit shkak për këtë rritje janë bërë edhe shkurtimi i procedurave burokratike në doganë.

“Gjatë vitit të kaluar arritëm të eksportonim dhe importonim nga Kosova një volum mallrash. Vetëm eksportet kanë qenë 325 milionë euro me një rritje të fortë rreth 28% krahasuar me vitin 2022 dhe kjo falë një politike të hapjes së vendit dhe të thjeshtimit të barrierave doganore. Janë thjeshtuar procedurat burokratike, nga 10 që kanë qenë janë bërë vetëm 2. Është ulur sasia e parave që duhet të paguash por potenciali është ta dyfishojmë këtë shifër. Kemi një ekonomi që është shumë e ngjashme me tonën. Kryesoret që tregtojnë janë mineralet, lëndët e para të ndërtimit. Në fund janë veshjet. ”- tha Çoçoli.

Nga ana tjetër, kreu i eksportuesve shqiptare, Alban Zusi tha se duhet që 2 vendet të shfrytëzojnë edhe më shumë potencialin e madh për rritje të mëtejshme për shkëmbim tregtar. Sipas tij, duke qenë vende bujqësore Shqipëria dhe Kosova duhet të rrisin shkëmbimin tregtar të prodhimeve të tilla.

“Avantazhi i parë është se jemi shumë afër me njëri-tjetrin dhe infrastruktura është e jashtëzakonshme. Kemi favorin tjetër që nuk po e shfrytëzojmë, kemi të njëjtën gjuhë. Vendet me gjuhë të njëjtë kanë fluks më të madh tregtar, ne nuk po e shfrytëzojmë këtë. Në doganë ka përmirësime por ne duhet të bëjmë revolucionin, nuk duhet të presim të ecim kështu. Ne duhet ta bëjmë shitjen e mallrave nga Tiranë në Shkodër, nga Tirana në Vlorë, të njëjtë me shitjen nga Tirana në Prizren, apo Prishtinë. Produktet që nuk janë shfrytëzuar mirë, janë ato ushqimore, bujqësore sepse ky është potenciali ynë. Politika do të bëjë industri spaciale, por Shqipëria dhe Kosova janë vende bujqësore”- u shpreh Zusi.

I të njëjtit mendim ishte edhe Çoçoli i cili tha se duhen ndërmarrë politika më të mira për të ndihmuar prodhuesit e produkteve të ndryshme bujqësore.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?