Sociale

Leskovik, zbulohet liqeni termal nëntokësor më i madhi në botë! Kërkimet janë kryer nga shkencëtarët çekë, ndodhet pranë llixhave të Sarandopolit (VIDEO+FOTO)

7 Shkurt, 09:48| Përditesimi: 7 Shkurt, 19:50

  • Share

Llixhat e Sarandoporit në Leskovik janë të famshme dhe vizitohen gjatë verës nga vendas e të huaj, por askush nuk e dinte se në thellësi të kanionit fshihej një liqeni i madh nëntokësor. 

Zbulimi i jashtëzakonshëm është kryer nga një grup shkencëtarët çek, të cilët me pajisjet dhe teknologjinë e fundit kanë kryer kërkime në periudha të ndryshme nga 2021 e deri më sot. Studimi është publikuar në mediat çeke, ku thuhet se uji i liqenit është i ngopur me sulfur hidrogjeni, i cili, në kontakt me ajrin oksidohet dhe prodhon acid sulfurik që e kthen vazhdimisht shkëmbin gëlqeror në gips të butë. 

Ekipi kërkimor konfirmoi si ky është liqeni termal nëntokësor më të madh në botë me gjatësi 138 m, 42 m gjerësi dhe perimetër 345 m. Temperatura e ujit të liqenit shkon në 40 gradë.

Richard Bouda, fotograf dhe speleolog, ka përshkruar për mediat çeke se si u bë zbulimi i këtij liqeni nëntokësor në Jug të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë.

“Gjatë eksplorimit fillestar, ne krijuam një hartë bazë duke përdorur pajisjet që kishim. Falë Fondacionit Neuron, kemi blerë një skaner-celular LIDAR, i cili na lejonte të matim të gjithë shpellën dhe të gjithë zonën e liqenit. Ne do të bashkëpunojmë edhe me hidrologët të cilët do të matin pjesën nënujore të  liqenit duke përdorur sonar, një sistem për zbulimin e objekteve nën ujë duke emetuar impulse zanore dhe duke matur kthimin e tyre pas reflektimit”.

Ky është një ndër zbulimet më të mëdha gjeologjike, ndërsa ekspedita çeke pritet të rikthehet në Leskovik brenda muajit mars. Burime nga Ministria e Mjedisit thanë se ende nuk janë njohur zyrtarisht me të dhënat e këtij studimi që është kryer vetëm nga çekët dhe nuk ka pasur shqiptarë në ekspeditat e mëparshme. 

Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë. Në rajonin e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë eksploruar në detaje. 

S.B/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vorio-pilurioti: 07/02/2025 18:56

    Derisa tr kthehen ceket ne mars do e kene ndertuar ndonje hidrocentral kta tanet e kushedi sa trashegimtare do dalin etj etj sa do merziten dhe ceket e do ikin dhe pastaj per tu futur ne Europe do ja falim grekerve

    Përgjigju
  • Kapedani: 07/02/2025 18:47

    I burra ti fusim një hotel me 7 yje tani,

    Përgjigju
  • Malsori: 07/02/2025 17:25

    1. Te presim ti dali pronari 2. Kur ti dali pronari ta gjejme menyren si ta shfrytzoje/skhatroje 3. Nqs nuk i del pronari te gjejme menyren te ndertojme resort/shkaterrim 4. Mund te jete vend i mire per landfill. Mbush gropen per vite

    Përgjigju
  • Çeço: 07/02/2025 14:11

    Fantastike çfar mrekullie që nukë e ka njeri duhet ta mbrojmë këtë mrekulli

    Përgjigju
  • Dritan: 07/02/2025 10:19

    Cfare mrekullije Shqiperine e ka bekuar zoti me te gjitha te mirat, ne duhet ta rrespektojme edhe ta duam vendin tone me shume.

    Përgjigju
    • geni: 07/02/2025 19:28

      po ca do mbrosh aman brenda vitit e e samit manen investitor strategjik o popull budall votoni votoni se ju erdhi 11 maji

    • E drejte: 07/02/2025 13:08

      Fiks, vend i bekuar nga Zoti. Por i stermunduar nga mekati i njeriut.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?