Shkencëtarët kthejnë strukturën e koronavirusit në muzikë, dëgjojeni si tingëllon

5 Prill 2020, 17:56| Përditesimi: 5 Prill 2020, 22:00

  • Share

Me imazhin e koronavirusit jemi njohur, por se si tingëllon ai ne trupin e njeriut nuk e dimë.

Tashmë, shkencëtarët kanë arritur të ndërtojnë një mënyrë që ju ta dëgjoni atë: duke përkthyer strukturën e proteinës së saj të famshme në muzikë.

Spas Sceince, tingujt që dëgjoni përfaqësojnë aspekte të ndryshme të proteinës që përkulet nga sipërfaqja e virusit dhe e ndihmon atë të kapet tek qelizat humane.

Si të gjitha proteinat, proteinat e pikut të Covid-19 janë të përbëra nga kombinime të aminoacideve.

Duke përdorur një teknikë të re të quajtur sonifikim, shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) i caktuan secilit aminoacid një notë unike në një shkallë muzikore, duke e shndërruar tërë proteinën në një rezultat paraprak muzikor.

Por në jetën reale, këto aminoacide kanë tendencë të harlisen në një spirale ose shtrihen në një sipërfaqe.

Studiuesit kapin këto tipare duke ndryshuar kohëzgjatjen dhe vëllimin e notave dhe dridhjeve molekulare për shkak të nxehtësisë u është caktuar nga një tingull.

Por pse do të duhej ta shndërronim një virus në muzikë?

 Ky formati i ri mund t’i ndihmojë shkencëtarët të gjejnë skuta të fshehta në proteina ku antitrupat ose medikamentet mund të jenë në gjendje të lidhen, thjesht duke kërkuar sekuenca muzikore specifike që korrespondojnë me këto skuta të fshehta.

Studiuesit e MIT thonë se është më e shpejtë dhe më intuitive sesa metodat konvencionale të përdorura për të studiuar proteinat, siç është modelimi molekular. Ata shtojnë se duke krahasuar sekuencën muzikore të proteinës së pikut me një bazë të gjerë të dhënash të proteinave të tjera të sonifikuara, dmth. zërifikuara, mund të jetë e mundur që një ditë të gjendet dicka që të mund të bashkangjitet me proteinën e pikut, duke parandaluar virusin të infektojë një qelizë.

Sa për instrumentet, ato ishin plotësisht zgjedhja e studiuesve. Në këtë rast, një koto japoneze luan notat kryesore, tinguj qetësues që mund të sjellin sadopak relaksim në një kohë krize si kjo.

Koronavirusi ka melodinë e një muzike klasike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?