Pamjet nga videoja

Shkencëtarët publikojnë videon tronditëse, pasojat nga tështima e një të infektuari me koronavirus

9 Prill 2020, 14:37| Përditesimi: 9 Prill 2020, 14:42

  • Share

Shkencëtarët kanë prodhuar një video tronditëse ku tregohet se si koronavirusi mund të përhapet në një largësi të madhe në ambiente të mbyllura e të paajrosura.

Ekspertët e Universitetit të Asltos në Finlandë krijuan videon bazuar në studime dhe theksuan se koronavirusi mund të përhapet në ajër nëse një i infektuar kollitet apo tështin në një ambient të mbyllur duke rritur rrezikun e infektimit të të tjerëve që janë aty.

“Dikush i infektuar nga koronavirusi mund të kollitet dhe të ecë, por pastaj të lërë pas grimca jashtëzakonisht të vogla aerosoli që mbajnë koronavirusin. Këto grimca më pas mund të përfundojnë në traktin respirator të të tjerëve në afërsi”, thotë Asistent Profesor i Universitetit Aalto, Ville Vuorinen.

Sipas tyre, bazuar në modelimin e konsorciumit, ende nuk është e mundur të lëshohen drejtpërdrejt rekomandime të reja. Sidoqoftë, këto rezultate janë një pjesë e rëndësishme në tërësi  dhe duhet të krahasohen me të dhënat nga studimet e epidemisë në jetën reale.

Sipas Daily Mail, supermarketeve në Britani u kanë bërë thirrje klientëve të qëndrojnë dy metra larg ndërsa ecin nëpër rrugicat, me radhë të gjata që shihen në parqet e makinave në të gjithë vendin pasi stafi kufizon sasinë e blerësve që hyjnë në dyqan në çdo kohë të caktuar. Shumica e dyqaneve të tjera janë mbyllur ndërsa Britania duket e vendosur të mbetet në mbyllje për javët në vazhdim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?