Shkencëtarët rinojnë indet! 53-vjeçarja bëhet me një lëkurë si 23 vjeçe

8 Prill 2022, 17:18| Përditesimi: 8 Prill 2022, 17:20

  • Share

TIRANË- Keni ëndërruar që kur të jeni në moshën 50-vjeçare të keni lëkurën e një 30-vjeçare? Epo tani mund të jetë realitet, jo thjesht një ëndërr. Kjo pasi studiuesit kanë arritur që të rinovojnë indet e lëkurës dhe këtë provë e kanë arritur në lëkurën e një 53-vjeçareje që e kanë bërë të duket si në moshën 23-vjeçe.

"Më kujtohet dita kur mora rezultatet dhe nuk besoja se disa nga qelizat ishin 30 vjet më të reja se sa duhej të ishin. Ishte një ditë shumë emocionuese", tha kreu i ekipit, Prof Wolf Reik, i Institutit Babraham në Kembrixh.

Teknika nuk mund të përkthehet menjëherë në shërbime që mund të bëhen në klinika ende, sepse kjo metodë rrit rrezikun e kancerit, por Prof Reik është i bindur se tani është e mundur që qelizat të rinovohe dhe se me kohën do të mund të gjente një metodë alternative, më të sigurt.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?