Shkencëtarët rusë: Antigripali i modifikuar shëron infeksionin nga Covid

1 Qershor 2020, 15:46| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 15:48

  • Share

Një medikament antigripal i modifikuar nga shkencëtarët rusë pretendohet se lufton infeksionin e koronavirusit.

Sipas shkencëtarëve rusë, 65 për qind e pacientëve të trajtuar në provat klinike janë shëruar tërësisht nga sëmundja

60 mijë doza të medikamentit “Avifavir”, i prodhuar nga laboratorët vendës në bashkëpunim me ata japonezë dhe i certifikuar nga autoritetet shtetërore, do shpërndahen këtë muaj nëpër spitalet e vendit.

Që nga 21 maji, 330 pacientë vullnetarë janë duke iu nënshtruar provave klinike për të pare efektet e mundshme anësore.

Të dhënat paraprake tregojnë se te 65 për qind e personave të trajtuar me pilulën eksperimentale, u arrit të bllokohej mekanizmi riprodhues i virusit dhe të largohej nga organizmi.

Avifaviri në fakt është një medikament i modifikuar i Favipiravirit, një tjetër ilaç antigripal i zhvilluar nga shkencëtarët japonezë në vitet 90.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?