Shkëndija e ka seriozisht, trembet Tirana për Shehin! Trajneri: Vëmendja te ndeshja me Kastriotin

10 Shtator 2022, 12:40| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 13:50

  • Share

Orges Shehi është një nga emrat më të përfolur në futbollin shqiptar muajt e fundit. Trajneri kampion i Tiranës raportohet se po kërkohet me këmbëngulje nga Shkëndija e Tetovës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, edhe pse fillimisht oferta tetovarëve nuk është konsideruar nga drejtuesit bardheblu.

Gjithsesi Shkëndija nuk është ndalur dhe orët e fundit duket sikur situata është serioze. Për çështjen ka folur edhe vetë trajneri durrsak, i cili publikisht duket i vendosur përsa i përket të ardhmes.

“Unë deri më 31 maj jam trajner i Tiranës dhe unë këtë e kam futur në kokë. Nuk mendoj se është normale për të folur për skuadra të tjera kur ne kemi ndeshjen me Kastriotin dhe i gjithë fokusi është aty,”-u shpreh Orges Shehi, trajneri i Tiranës para ndeshjes me Kastriotin.

Deklarata e Shehit mund të interpretohet sipas dëshirës, por trajneri vetëm pak kohë më parë u kërkua edhe nga Gjilani në Kosovë. Shehi sipas raportimeve në atë kohë mori një ofertë ekonomike shumë të mirë, por zgjodhi të mos e braktiste Tiranën në Kupat e Europës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?