Një magazinë ushqimore është përfshirë nga flakët mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate në fshatin Derven të Fushë Krujës.
Magazina ushqimore ngjitur me dyqanin është konstatuar nga pronari A.Gjini i cili ka njoftuar menjëherë zjarrfikëset.
Në vend ka shkuar menjëherë zjarrfikësja e Niklës dhe falë ndërhyrjes së të cilës u evitua djegia e dyqanit dhe e banesës që ndodhet farë pranë magazinës.
Për shuarjen e zjarrit janë dashur afro 3 orë. Dëmi i shkaktuar nga zjarri shkon në disa milionë lekë dhe shkak i tij dyshohet një shkëndijë elektrike.
Komento