Shkëndija elektrike u dogji banesën, prej 3 ditësh familja në Belsh në qiell të hapur! 3 fëmijët: Kemi frikë natën

24 Qershor 2023, 15:35| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 00:25

  • Share

Prej disa ditësh familja Qypi me tre fëmijë ka mbetur në qiell të hapur.

Shtëpia e tyre në fshatin Hardhi të Belshit u shkrumbua si pasojë e shkëndijes elektrike dhe rrjetit të amortizuar të energjisë.  Kryefamiljari Ali Qypi tregon momentet e tmerrit, luftën me flakët ku mbeti i lënduar për të shpëtuar fëmijët.

“ Dëgjova zhurmë të madhe, mendova se është stuhi kur dal jashtë shoh flakët. Marrim tre fëmijët me gjithë gruan, i nxorëm jashte tek rruga. U përpoqëm edhe me zjarrfikëset por ishte e pamundur te shuanim flakët dogjen gjithcka. Këmbën e kam keq, e kam thyer dhe djegur. Jemi pa të ardhura, vetëm unë punoja por tani kam mbetur pa punë”, tha Ali Qypi kryefamiljar.

Sot 5 anëtaret e familjes Qypi kanë vetëm një çadër dhe disa ushqime të dhuruara nga kryqi i kuq dhe murgeshat katolike të Mollasit. Me lot në sy fëmijët kërkojnë ndihmë.

“Janë djegur librat, lodrat të gjitha. Mbetem jashtë! Flemë në çadër dhe kemi pak frikë naten. Gjatë ditës veç ketu jashtë në hije të pemëve është shumë vapë. Të gjithë ata që na ndjekin u kërkoj të na ndihmojnë” tha Mikaeli, 13 vjec.

“Dua një shtëpi të re dhe dua që babi të shërohet shpejt”, tha Emiljani 8 vjec.

Zyrtarë të bashkisë Belsh përmes një komunikimi telefonik thanë se nuk kanë fonde për të ndërtuar një shtëpi të re për familjen Qypi, ndaj kanë dërguar një shkresë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, por ende s’kanë marrë përgjigje.  Kur ka pak shpresë për shtëpi nga shteti, familjarët përmes Report tv apelojnë për ndihmë, donatoreve private apo shoqatave te bamirësise.

Numri i Telefonit

Ali Qypi  067 726 3812

Numri i llogarise AL67202310040000000011934120

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?