Është shkëputur ballkoni i katit të pestë në një pallat në qytetin e Mamurrasit, duke rënë në një kat më poshtë.
Banorët e këtij pallati, të shokuar kanë lënë banesat duke u larguar nga rreziku që kanosej nga rëna e dy ballkoneve, ndërsa policia menjëherë ka vendosur perimetrin e sigurisë.
Priten ekspertet të vendosin nëse pallati është ose jo i banueshëm. Shkak i rënies së ballkonit është amortizimi i godinës. Pallati në fjalë ishte rikonstruktuar 1 muaj më parë, në kuadër të programit te rindërtimit nga tërmeti. Mësohet se ky pallat ka qenë i i shpallur i pabanueshëm në fillim, pastaj u vendos nga ana e autoriteteve që të rikonstruktohet ,ku më pas është kryer dhe ndërhyrja.