Si në të gjithë vendin edhe në qytetin e Shkodrës ka nisur viti i ri shkollor.
ZVA Shkodër, përmes drejtueses Brisela Kadija, ndau detajet rreth përgatitjeve të fundit përpara fillimit të procesit mësimor në shkollat që i përkasin territorit të Bashkisë Shkodër.
Një pjesë e tyre do t’i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë.
Referuar regjistrimeve, duket se ka një rënie të tyre me rreth 2% në krahasim me vitin e kaluar.
Drejtuesja Kadija theksoi se këtë vit asnjë shkollë nuk rrezikon mbylljen.
Të hënën e 9 shtatorit do të ulen për herë të parë në bankat e shkollave të Shkodrës rreth 1220 nxënës ku 877 nxënës i përkasin sistemit të arsimit publik, ndërsa 343 atij privat, ndërkohë që regjistrimet nuk janë mbyllur akoma.
Lajmi kryesor:
Vëzhgim i Report TV/ Mësim me turne në Berat dhe Lushnje! Mbyllen 14 shkolla në fshatrat e Korçës, Dibrës e Kukësit
M.Q.//ReportTv.al