SHKODËR- Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës, pretendon se është kërcënuar më armë zjarri mbrëmjen e djeshme, 10 tetor, në Shkodër.
Mësohet se ka qenë vetë 32-vjeçari që ka denoncuar në Polici, se dy persona të paidentifikuar që qarkullonin i kanë drejtuar armën afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 22:30 të 10 tetorit, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.
“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës. Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna, ” informoi sot policia.
32-vjecari rezulton se është djali i Xhemal Bushatit, i cili ka qenë kryetar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe një herësh kandidat për Partinë Demokratikë ne kryetar Lulzim Basha.
Policia e Shkodër ka nisur më marrjen e kamerave të sigurisë duke parë lëvizjet e motorit para dhe pas këtij episodi. Më herët një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022.