Foto ilustruese

Kronikë

Shkodër/ 47-vjeçari gjendet pa jetë pranë banesës, dyshohet se është pickuar nga bletët

8 Gusht, 13:56| Përditesimi: 8 Gusht, 13:58

  • Share

Shkodër - Një 47-vjeçar është gjetur i vdekur në afërsi të banesës së tij në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, Shkodër.

Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët”, njoftoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?