Foto ilustruese

Kronikë

Shkodër/ 58-vjeçari pëson arrest kardiak duke drejtuar makinën, ndërron jetë

1 Maj, 08:32| Përditesimi: 1 Maj, 08:41

  • Share

Shkodër- Një 58-vjeçar në Shkodër ka ndërruar jetë pasi pësoi një arrest kardiak teksa drejtonte automjetin.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen 'Mark Lula'.

Siç bën të ditur policia 58-vjeçari gjithashtu është përplasur edhe me dy makina që kanë qenë të parkuara.

Edhe pse u transportua në spital ai nuk mundi të mbijetojë.

"Në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Mark Lula", shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara.

Shtetasi T. Z, është transportuar në spital  por ka humbur jetën", informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?