SHKODER- Tregtarët e fruta -perimeve në tregun e Rusit kanë mbyllur aktivitetin e tyre ditën e sotme (13 shkurt) në shenjë proteste. Shkak eshte bërë rritja e qirasë mujore nga 1500 në 7500 lekë në muaj. Tregtarët thonë se e kanë të papërballueshme këtë kosto shtesë, teksa tregojnë se janë taksapagues të rregullt që nga viti 1998. Tregtarët e Rusit paralajmërojnë se protesta do të përshkallëzohet deri në uljen e çmimit për shfrytëzimin e hapësirave në tregun publik.
“E ka vendosur bashkia qiranë 75 mijë lek (të vjetra) në muaj. I bie 13 mijë metri katror, si me qenë në Amerikë jo në Shqipëri. Bashkë me taksat e tarifat e tjera, mua më shkojnë 2 milion lek (të vjetra) në vit"
"Paguajmë taksa, transport, qeset e silikonit dhe kështu nuk na mbeten as 5 mijë lek në ditë fitim", - thanë tregtarët.
Vendimi për rritjen e qirasë që prek 100 tregtarë është marrë nga këshilli bashiak i Shkodres kur u miratua paketa fiskale në dhjetor 2024. Ndërsa theksojme se tregu i Rusit është rikonstrukstruar së fundmi ku janë bere bankinat e reja, ndriçimi, etj.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)