Sociale

Shkodër/ 630 ton mbetje hidhen në natyrë duke ndotur lumenjtë! Ekspertja e mjedisit: Të ndërtohet landfill për inertet e ndërtimit

4 Nëntor 2021, 17:19| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 17:27

  • Share

Varrezat e Dëshmorëve janë një prej "hotspot"-eve të mbetjeve inerte por dhe urbane në Shkodër. Ekspertët japin alarmin për ndotjen mjedisore, duke theksuar se mbeturinat që hidhen pranë shtretërve te lumenjve pa frikë mund të konsiderohen gangrenë në Shkodër.

"Pikat më problematike që ne kemi hasur gjatë monitorimeve në terren ngelen ato përgjatë brigjeve të lumenjve, Kir, Buna dhe Drin. Vetëm në lumin Kir kemi konstatuar 6 vend-depozitime ilegale. Përveç hedhjes pa kriter shohim edhe djegien e plehrave, duke shkaktuar ndotje të ajrit", tha Alminda Mema, eksperte e mjedisit në Shkodër.

Në një interviste për Report Tv, Mema ka evidentuar nevojën e ndërtimit te dy landfilleve te reja ne Shkoder.

"Siç është ndërtuar landfilli i Bushatit ku depozitohen mbetjet urbane, ashtu duhet të kemi dhe një landfill të ri për mbetjet e ngurta të ndërtimit dhe një vend-depozitim për orenditë shtëpiake sepse njerëzit i hedhin nëpër lumenj se s'kanë një vend tjetër të ligjshëm për depozitimin e tyre", u shpreh ajo.

Sa i takon aksionit te paralajmeruar nga qeveria shqiptare ajo tha se mjedisi nuk mbrohet me aksione por me plane konkrete.

"Kur komunitetit nuk i propozohet një zgjidhje për mbetjet jo urbane problematike mjedisore do të vazhdojë të jetë prezente".

Përpos varrezave të Dëshmorëve, REPORT TV ka kryer një vëzhgim dhe përgjatë përroit të Oblikës në njësinë administrative Ana e Malit, ku gjen mbetje të shumta shtazore, urbane dhe inerte përgjatë gjatësisë së përroit që më pas derdhen në Bunë e më tej përfundojnë në Detin Adriatrik.

Statistikat për Shkodrën janë të frikshme, sipas studimeve në një vit në natyre derdhen rreth 630 ton mbeturina.

 

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lorenci: 05/11/2021 08:02

    Tamam eksperte mjedisi eshte ajo...Po pse nuk thote kush e ka ne dore zgjidhjen, pra kush e ka fajin, apo ka frike se mos i prishet "bashkepunimi". Po po duhet thene, bashkia Shkoder eshte pergjegjese, inspektoratet e shendetesise dhe mjedisit qe nuk vejne gjoba, dhe natyrisht mentaliteti i shoqerise qe degjon keto lloj ekspertesh qe nuk e njohin fare mjedisin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?