Policia në Shkodër ka asgjësuar 2944 mijë bimë kanabis sativa, në kuadër të megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.
Policia njofton se bimët e kanabisit u gjetën në territoret e njësive administrative Shalë dhe Postribë, ku u asgjësuan 988 bimë kanabisi, në territorin e njësive administrative Temal dhe Hajmel u asgjësuan 1809 bimë kanabisi dhe në njësisë administrative Iballë u asgjësuan 147 bimë kanabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 2944 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 988 bimë kanabisi;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Temal dhe Hajmel, dhe asgjësuan 1809 bimë kanabisi;
-shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 147 bimë kanabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.