Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 11:00, në Unazën Lindore të qytetit, personi E. H., 24 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motomjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 70 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, “është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.”
Policia bën me dije se “me drejtuesin e motomjetit tjetër po kryhen veprimet procedurale.”
Ndërkohë, “grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”
Njoftimi i polcisë
Rreth orës 11:00, në Unazën Lindore të qytetit, shtetasi E. H., 24 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motomjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 70 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e motomjetit tjetër po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente
