Kronikë

Aksident në aksin Shkodër- Han i Hotit, mjeti përplaset me shtyllën metalike, humbin jetën babë e bir (VIDEO+ EMRAT)

20 Shtator, 18:42| Përditesimi: 20 Shtator, 20:40

  • Share

Shkodër-Një aksident i rëndë rrugor me pasojë 2 viktima ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Han i Hotit.

Automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës, 18:20, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje Valentin Bluda dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet.

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi Valentin Bluda dhe babai i tij, shtetasi Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet', njoftoi policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

Ora 19:26
Babë e bir humbën jetën në aksident pasi mjeti u përplas me shtyllën metalike, Report Tv siguron foton e tyre

1758389397_valentinbludanikollbluda.jpg

Valentin Bluda dhe Nikollë Bluda

Report Tv ka siguruar foton e dy viktimave babë e bir që humbën jetën pasditen e sotme në aksident, në aksin Shkodër-Han i Hotit.  

Viktimat janë drejtuesi i mjetit Valentin Bluda 34- vjeç dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, që ishte pasagjer në automjet.

Mjeti i tyre doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë metalike në anë të rrugës. 

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • filip: 20/09/2025 21:53

    Shpejtësia po mer jetë çdo ditë kjo është e tmershme por më e keqia është se çdo ditë shikojmë që fërkojnë gomat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?