Shkodër-Një aksident i rëndë rrugor me pasojë 2 viktima ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Han i Hotit.
Automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike në rrugë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës, 18:20, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje Valentin Bluda dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet.
Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi Valentin Bluda dhe babai i tij, shtetasi Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet', njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Valentin Bluda dhe Nikollë Bluda
Report Tv ka siguruar foton e dy viktimave babë e bir që humbën jetën pasditen e sotme në aksident, në aksin Shkodër-Han i Hotit.
Viktimat janë drejtuesi i mjetit Valentin Bluda 34- vjeç dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, që ishte pasagjer në automjet.
Mjeti i tyre doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë metalike në anë të rrugës.
Komente

Shpejtësia po mer jetë çdo ditë kjo është e tmershme por më e keqia është se çdo ditë shikojmë që fërkojnë gomat...
Përgjigju