Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 qershor) në Shkodër.Sipas informacioneve të para aksidenti u regjistrua në fshatin Hot i Ri në komunën Rrethina.
Viktima është Admir Buhaj 30 vjeç banues në Postribë të Shkodrës. Ai ishte nën drejtimin e një motoçiklete dhe dyshohet se është goditur nga mjeti tip Benz me targë AA 222 TS.
Drejtuesi i mjetit 35-vjeç eshte larguar nga vendi i ngjarjes dhe eshte shpallur ne kerkim nga policia. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komento